Prej se është vënë në krye të shtetit, presidenti Thaçi ka ndërmarrë disa nisma.
Ka iniciuar reformën zgjedhore, dekriminalizimin e skenës politike, pastaj formimin e Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, dhe së fundmi edhe transformimin e FSK-së në ushtri.
Asnjëra nuk është çuar në fund, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas Presidencës, shumë prej nismave janë në prag finalizimi.
Por politologë dhe monitorues të zhvillimeve politike kanë shprehur fare pak pritje për realizimin e tyre dhe kanë theksuar se, nëse edhe në to dështon, do të pësojë rënie fuqia politike e presidentit Thaçi e bartur nga pozitat që ka pasur më herët.
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...