Nisma për Kosovën i ka të gjitha nënshkrimet e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, ndërsa presin që ti sigurojnë edhe nënshkrimet nga deputetët e koalicionit qeverisës.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info Kosovën Fehmi Hysenaj, anëtar i kryesisë qendrore nga Nisma për Kosovën.
“Nënshkrimet e opozitës i kemi komplet dhe jemi në biseda të vazhdueshme me të gjithë deputetët e pozitës që presim ta nënshkruajnë mocionin”, ka thënë Hysenaj.
Ndërsa në pyetjen se kur do të procedohet mocionin në Kuvend ai ka thënë se duhet të sigurohen që mbi 60 deputetë janë pro rrëzimit të Qeverisë.
“Për ta proceduar mocionin në Kuvend është shume e lehtë, por ne jemi duke punuar që ti sigurojmë mbi 60 deputetë ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, sepse seanca e Kuvendit mbahet 2-5 ditë pas procedimit”.
Ai ka thënë se e gjithë opozita duke përfshirë kryetarin e kësaj partie Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi janë duke lobuar që të sigurojnë besimin e deputetëve për rrëzimin e qeverisë./Arbresh.Info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation