Marrëveshja aktuale e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi po del të jetë e papranueshme edhe për partnerët brenda koalicionit qeveritar, përderisa Bashkimi Evropian po vazhdon të shprehet i bindur se kjo çështje është kriter kyç në liberalizimin e vizave.
Të të njëjtit qëndrim deklarohen edhe deputet të partisë së Fatmir Limajt.
Në një prononcim për ‘Indeksonline’, deputeti i Nismës, Bilall Sherifi ka treguar tri zgjidhje që duhet të ndërmerren për demarkacionin.
Ai thotë se zgjidhja e parë duhej të jetë marrëveshja bilaterale mes dy shteteve që të rishikohet. Pastaj e dyta thotë se është rrëzimi i kësaj pike në Kuvend që të kthehet prej pikës zero.
Ndërsa, rruga apo zgjidhja e tretë sipas Sherifit, është që demarkacioni të vendoset me arbitrazh.
“Do të ketë një marrëveshje mes dy shteteve për të rishikuar ose pika do të dërgohet në Kuvend për t’u kontrolluar, edhe pastaj hapet rruga për arbitrazh. Pra këtu nuk ka shumë rrugë apo zgjidhje, por në asnjë mënyrë ky version i demarkacionit nuk do të votohet në Kuvend të Republikës së Kosovës”, është shprehur Sherifi.
Tutje, ai ka shtuar se shpresojnë që anëtarët e komisionit të ri për Demarkacionit të sjellin rezultate që përafërsisht i kanë pasur gjatë kohës sa ishin edhe në opozitë.
“Ne shpresojmë se komisioni i ri të del me rezultate për të cilat shpresojmë që do të jenë përafërsisht të njëjta siç i kemi pasur sa kemi qenë në opozitë, pastaj nëse ka pajtueshmëri mes dy shteteve që të rishikohet do të mund të ecte procesi, nëse jo rruga e vetme është dorëzimi në Kuvend, pasi të vjen në Kuvend gjendja e marrëveshjes kthehet në pikën zero dhe fillohet me instruksione të reja për të gjet një rrugë në mënyrë që të vendoset me arbitrazh nëse s’ka gatishmëri mes dy shteteve që mos të harrojmë se ka për qëllim ndërmjetësim të arbitrazhit”, ka thënë ai.
Në fund Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës ka sqaruar se arbitrazhi është mekanizëm ndërkombëtarë që e përdorë e gjithë bota për gjetjen e ndonjë kontesti ndërmjet shteteve në rast se të njëjtat nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë.
“E fundit arbitrazhi është një mekanizëm ndërkombëtarë të cilën nuk e kemi shpik ne e ka shpik Evropa dhe e gjithë bota që të zgjidhen kontestet mes shteteve dhe politikanëve kur ata nuk arrijnë që të gjejnë marrëveshje, pra është instrument i drejtësisë”, ka thënë Sherifi.
Sherifi në fund ka theksuar se në asnjë mënyrë deputetët e Nismës këtë version aktual të Demarkacionit nuk do ta votojnë.
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...