Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot një̈ takim me anëtarët e kryesisë̈ dhe kryetarët e degëve, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga drejtuesit e degëve që të mobilizojnë dhe angazhojnë strukturat e Nismës anekënd vendit, në mënyrë që subjekti ynë të dalë sa më e fuqishme nga ky proces i parakohshëm zgjedhor. Gjithashtu, Limaj, drejtuesve të degëve u ka thënë se, ruajtja dhe mbrojtja e vlerave tona kombëtare është vet programi ynë si Nismë, dhe në funksion të kësaj duhet që të gjithë të angazhohemi maksimalisht”, thuhet në njoftim.
Nisma Socialdemokrate është duke u angazhuar në teren që të garoj e vetme në këtë proces zgjedhor dhe zëri i saj të jetë edhe më i fuqishëm në parlament dhe çdo institucion ku udhëheq me të.
“Në këtë takim, anëtarët e kryesisë dhe drejtuesit e degëve të Nismës u dakorduan që në varësi të rrethanave të këtij procesi zgjedhor, të vendoset se si do të konkurroj Nisma në këto zgjedhje e vetme apo në ndonjë koalicion parazgjedhor”, thuhet më tej në njoftim.
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...