Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ju ka bërë ftesë partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend që me 24 korrik të ulen në ‘tavolinë’ dhe të zhvillojnë një takim konsultativ, ku me ç’rast pritet që të vendoset edhe përfundimisht për seancën konstituive të Kuvendit.
Mirëpo, përfaqësues të Nismës nga koalicioni PAN vazhdojnë që të insistojnë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë. Andaj, sipas tyre përgjigjen për këtë do ta shohim në seancën konstituive.
Në një prononcim për ‘Indeksonline’, Valdete Dushica-Bajrami ka thënë se gjatë takimit me presidentin do të caktohet edhe dita dhe koha e seancës konstituive të Kuvendit.
“Ashtu siç jeni të njoftuar të hënën e ardhshme do të mbahet një takim me ftesë të z.Thaçi dhe sikur që e dini në atë takim do të diskutohet dhe do të caktohet dita dhe ora e mbajtjes së seancës për konstituimin e kuvendit”, ka thënë ajo.
Sa i përket sigurimit të votave apo jo të nevojshme për formimin e Qeverisë, duke marrë parasysh edhe faktin e përfoljes të shumtë të kësaj çështje, Bajrami thotë se ata që aktualisht mund t’ju them është se skeptikët përgjigjen do ta marrin përfundimisht në seancën e konstituimit të Kuvendit.
Ndryshe, kujtojmë se dy subjektet politike siç janë Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë deklaruar zyrtarisht nëse do marrin pjesë apo jo në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi.
Ndërsa dihet se takimi i thirrur nga Thaçi pritet të mbahet, të hënën me 24 korrik duke filluar nga ora 10:00/arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...