NISMA për Kosovën ende nuk ka ndonjë informacion për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës. Mirëpo, përfaqësuesit e partisë së Fatmir Limajt thonë se thirrja e seancës është në ‘duart e Thaçit’.
“Sa i përket konstituimit të Kuvendit vendimi për ta ftuar atë, i takon presidentit te vendit, bazuar në kompetencat kushtetuese, ai është i detyryar ta thret atë brenda 30 ditëve nga momenti i çertifikimit të rezultateve zgjedhore. Prandaj do rezervohem ne përfolje te datave te mundshme për konstituimin e kuvendit”, ka thënë për “Indeksonline”, deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi.
Sipas tij, ka kohë që është siguruar shumica e nevojshme për votimin e kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit Haradinaj, prandaj “Nuk kam çka i shtoj asaj qe deri me tani është thënë dhe është përsëritur me dhjetëra here, atyre që nuk besojnë mund vetëm t’ju them se do të binden ditën kur do të mbahet seanca”, është shprehur ai.
Ndryshe, zyrtarë të PAN-it janë shprehur të sigurt se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet javën e ardhshme, me shumë gjasë të mërkurën/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...