Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, në Interaktiv të KTV-së ka folur për rolin e kësaj partie në Qeveri.
Platformën e Qeverisë së Kosovës, për finalizimin e dialogut me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, Hoti tha është mirë që për të do të diskutohet në Kuvend.
“Është mirë që për herë të parë Qeveria i ka ofruar hapësirë Kuvendit. Kuvendi gjithmonë është anashkaluar. Iniciativa e Qeverisë të sjell një platformë për të cilën do diskutohet në Kuvend është sinjal i mirë”, tha ai.
Ai ka thënë se kjo është iniciativë e domosdoshme sepse ka dy elemente. Një që Kuvendi po bëhet pjesë aktive në bisedimet me Serbinë, dhe dy që Serbia s’do të shkojë në bisedime pa atë platformë.
Por, ai tha se Nisma Socialdemokrate e ka treguar qartë se është e vendosur që dialogu të jetë në interes të shtetit, dhe se nuk e do Thaçin t’i udhëheqë ato bisedime.
“Nuk e kemi në temë kush të jetë bartës. Por, mendojmë që Thaçi s’duhet të jetë negociator i këtyre bisedimeve. Ne mendojmë që përpos që Thaçi ka një hipotekë që e ka denigruar këtë aspekt dhe ka sjellë pasoja në vend, nuk mendojmë që ai sjell konsensus. Por, tani jemi të fokusuar në platformën”, tha ai.
Hoti tha se koalicioni qeverisës, nuk është i përçarë, por pranon se ka mos përputhje mes tyre.
“Në përfundimin e bisedimeve, Kosova duhet të dalë e fortë”, tha ai.
Hoti tha se Nisma Socialdemokrate mendon se është më me rëndësi përmbajtja e platformës se sa kush do t’i udhëheq këto bisedime.
“Deri tani janë biseduar tema që as s’duhej të hapeshin atje”, shtoi Hoti.
“Nëse kërkohet të votohet që Thaçi të jetë bartës i bisedimeve, atëherë do të shohim, s’do ta deklarojmë votën tani. Por, deklarimet e presidentit se duhet të ketë kompromis, për neve mbeten shqetësuese”, tha ai./Koha.net/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...