Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka kërkuar hetim nga ana e Gjykatës Speciale për të gjitha krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë.
Sherifi ka thënë se përfaqësues të shtetit dhe të prokurorisë serbe kanë pohuar publikisht se kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Specializuar të Kosovës në Hagë dhe se gjatë këtij bashkëpunimi ata e kanë furnizuar Prokurorinë e Specializuar të Kosovës me “provat” mbi bazën e të cilave është ngritur aktakuzë kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Duke u bazuar në deklaratën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, zonjës Ekaterina Trendafilova në të cilën thotë se: “Pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose nënshtetësinë, çdonjëri që ka kryer krime ndaj qytetarëve të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë, do të llogaritet përgjegjës”, të njëjtën deklaratë këto ditë e ripohoi publikisht edhe zëdhënësi i Dhomave të Specializuara dhe e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, zoti Michael Doyle”,tha Sherifi.
Ai thotw se NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuria e Kosovës të sqarojë publikun nëse ka pasur bashkëpunim me Dhomat e Specializuara në funksion të ndriçimit të krimeve që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
“Kjo çështje duhet sqaruar për shumë arsye, në veçanti për shkak se përfaqësues të shtetit dhe të prokurorisë serbe kanë pohuar publikisht se kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Specializuar të Kosovës në Hagë dhe se gjatë këtij bashkëpunimi ata e kanë furnizuar Prokurorinë e Specializuar të Kosovës me “provat” mbi bazën e të cilave është ngritur aktakuzë kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Prandaj, duke u nisur nga fakti se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë pjesë e institucioneve të drejtësisë të Kosovës”, tha Sherifi.
“Nëse deri më tani nuk është bërë një gjë e tillë, NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Kosovës që menjëhere t’i dorëzojë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjitha provat që posedon lidhur me krimet e gjenocidit në të gjitha masakrat e shënuara në rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 16 maj 2019 dhe qindra masakra të tjera si akte gjenocidare anekënd Kosovës gjatë të cilave u vranë 1392 fëmijë, 1739 gra dhe rreth 10 mijë shqiptarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive; si dhe dhunimin e mbi 20 mijë grave shqiptare”, shtoi Sherifi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...