Nisma për Kosovën ka njoftuar se sot me 27 nëntor 2017, ka themeluar degën në Deçan. Kryetar i degës së Nisma për Kosovën atje është emëruar, Shkodran Imeraj.
Me këtë rast janë caktuar edhe drejtuesit për themelimin e nëndegëve dhe strukturave të tjera në këtë përbërje :
Bujar Osdautaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Isniq.
Selim Lokaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Deçan.
Blerina Baqaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Drenoc.
Rinor Kadrijaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Rastovicë.
Granit Shabanaj, përgjegjës për themelimin e Rinisë së Nisma për Kosovën, dhe
Adelina Kadrijaj, përgjegjëse për themelimin e Gruas së Nisma për Kosovën.
“Po ashtu ekipi ne përbërje të : Shkodran Imeraj, Selim Lokaj, Granit Shabanaj, Bujar Osdautaj, Rinor Kadrijaj, Blerina Baqaj dhe Adelina Kadrijaj, do të bëjnë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të I-rë Zgjedhor të Nisma për Kosovën dega në Deçan, nga ku do të dalin edhe struktura e reja drejtuese të degës”, thuhet në njoftim.
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...