NISMA për Kosovën përmes një reagimi për media të mërkurën konstaton se kërkesa e përfaqësueses së zyrës së BE-së Natalyia Apostolova për rishikimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nga Gjykata Kushtetuese është e pa pranueshme, pasi si e tillë jep një mesazh shumë të gabuar dhe një model të keq, sesa herë të mos i pëlqejë dikujt vendimi i gjykatave ato me kërkesë të politikës mund të ndryshohen.
Kjo kërkesë është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe si e tillë është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian, vlera të cilat ajo duhet t’i promovojë dhe t’i mbrojë në Kosovë, thuhet në reagimin e NISMA për Kosovën.
Njëherësh, NISMA për Kosovën ia përkujton Apostollova se Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saja ka shkarkuar dy president të zgjedhur të Kosovës, ka ndërhyrë në procesin e ndërtimit të shumicës parlamentare dhe përkundër pa pajtueshmërisë me këto vendime të saj, politika e Kosovës i ka pranuar dhe nuk i ka kundërshtuar.
“Ashtu sikur ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që vendimet e lartë përmendura të zbatohen pa asnjë ndryshim ajo duhet të bëjë thirrje që të zbatohet edhe ky vendim dhe jo të veprojë me standarde të dyfishta”, përfundon reagimi i NISMA për Kosovën.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...