Nisma Socialdemokrate përmes një konference për media pas vendimit të KQZ-së për rinumërim të votave në disa vendvotime kanë thënë se Komisioni Qendror ka marrë vendim siç kanë pretenduar edhe ata, raporton Gazeta Express.
Bilall Sherifi tha se KQZ më në fund e pranoi gabimin që është bërë në ditën e zgjedhjeve.
“KQZ mori vendim ashtu siç kemi pretenduar ne se ka pasë gabime në formularë, edhe përkundër faktin që PZAP ka refuzuar që ta trajtojë, KQZ megjithatë më në fund pranoi gabimin. Ka pranuar se kemi gabime në formular pra teknike, që në fakt ato kanë qenë gabime në bartjen e të dhënave”, ka thënë Sherifi.
Sherifi tutje ka shtuar se ky vendim duhet të shtrihet edhe më tej.
“Jemi të kënaq me fillimin e pranimit të gabimit. Ky vendim duhet të shtrihet edhe më tej. Askush nga Nisma nuk është duke e kontestuar daljen në zgjedhje, deri në këtë pikë jemi në rregull, nga momenti kur janë hapur kutitë janë numëruar votat dhe ka filluar bartja e tyre në formularë aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtetësinë e të dhënave”, ka shtuar ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...