Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, ka thënë se do të arrijnë që përmes mbledhjes së nënshkrimeve ta rrëzojnë Qeverinë.
Ai ka thënë se kanë përkrahjen e dy partive të tjera opozitare, por edhe përkrahjen e disa deputetëve të pozitës, të cilët tashmë janë deklaruar se e mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Hoxha ka bërë të ditur në Tribuna Channel se mbledhja e nënshkrimeve do të nisë këtë javë.
Ai ka folur edhe për qeverisjen në Gjakovë, duke kritikuar qeverisjen aktuale, derisa ka premtuar se nëse do të vijë në krye të komunës së Gjakovës, Nisma do të sjellë shumë ndryshime.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...