Google ADS

NISMA nuk ndryshon qëndrim, mbështet Ramushin për kryeministër

13:04 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i zgjedhur i Nismës, Zafir Berisha ka thënë që Nisma nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket mbështetjes së Ramush Haradinajt për kryeministër, pavarësisht thirrjeve nga LDK dhe VV, që të takohen dhe të bisedojnë rreth formimit të Qeverisë.

Berisha në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic, tha që ka kohë që kjo parti është e e vendosur që ta bëjë Ramush Haradinajn kryeministër të Kosovës.

“Nisma është e përcaktuar që deri në fund ta bëjë kryeministër Ramush Haradinajn, dhe natyrisht që majm raporte të mira me të gjitha partitë politike në Kosovë, edhe me LDK-në edhe me VV-në, por në këtë rast Nisma është e paracaktuar që dy vite”, sqaroi Berisha.

Berisha deklaroi që Nisma nuk do ta tradhtojë elektoratin e vet.

“Ne kemi bërë fushatë për Ramushin kryeministër edhe në zgjedhje, ne jemi koalicioni më i madh dhe me i votuar, ne qëndrojmë prapa premtimeve që i kemi bërë elektoratit”, përfundoi Berisha.

Kjo deklaratë e Berishës vjen pasi që kanë pasur thirrje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe nga Vetëvendosja që të bisedojnë së bashku për formimin e Qeverisë.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme