Google ADS

Nisma: Nëse tërhiqet Veseli, Limaj duhet të zë vendin e tij

11:23 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Pas ndërprerjes së seancë së kuvendit, ka ardhur edhe reagimi nga anëtari i Kryesisë së Nismës.

Fehmi Hysenaj përmes një postimi ka thënë se  nëse kreu i PDK-së, Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentari, atëherë PAN-i do të duhej të propozonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Limaj, sipas tij, do të merrte mbështetje edhe nga deputetë jashtë PAN-it.

“Nëse Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit besoj se PAN do t’i shtonte vlerën vetes nëse e propozon njeriun me më së shumti kredibilitet z.Fatmir Limaj i cili do të marrte mbështetje edhe nga deputetë jashtë PAN-it”, ishin fjalët e Hysenajt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme