Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Shefiri thotë se nëse nuk vendoset ambasada në Jeruzalem atëherë gjasat janë të mëdha që njohja nga Izraeli të jetë shumë jetëshkurtër.
Kjo sepse Izraeli mund të instistojë që marrëveshja të zbatohet në tërësi ose fare, shkruan Sherifi
Kosova sipas Sherifit gjendet para alternativës se a duam ta mbajmë njohjen nga Izraeli apo jo.
Postimi i tij i plotë:
Nëse qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do ta vendos ambasadën në Jeruzalem, ashtu sikur parashihet me Marrëveshjen e Washingtonit, atëherë gjasat janë të mëdha që njohja nga Izraeli të jetë shumë jetëshkurtër.
Sepse, Izraeli mund të insistojë që Marrëveshja për Njohje Reciproke mes dy vendeve ose të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet fare!
Prandaj, konsideroj që Kosova nuk është para alternativës nëse duam të vendosim ambasadën në Tel Aviv apo në Jeruzalem, por para alternativës nëse duam ta mbajmë njohjen nga Izraeli apo jo!
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...