Këshilli Kombëtar i Nismës Socialdemokrate në mbledhjen e sotme miratoi moton “BASHKË PËR SHTETIN”.
Në një shkrim në Facebook, kreu i kësaj partie Fatmir Limaj gjithashtu tha se u miratuan disa nga pikat programore për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, kandidatët për deputetë të propozuar nga degët e Nismës si dhe deklarata politike për këto zgjedhje.
“Anëtarët e Këshillit Kombëtar i falënderova për angazhimin e vazhdueshëm si dhe kërkova nga ta mobilizim të fuqishëm që na çon drejt fitores sonë të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit. Ia dhamë fjalën njëri-tjetrit që bashkërisht të punojmë ditë e natë deri në fitore. Nuk ka fitore individuale, fitorja e Nismës Socialdemokrate është mbi të gjitha”, ka shkruar Limaj.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...