Nisma me moton “Bashkë për Shtetin”

20:49 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Këshilli Kombëtar i Nismës Socialdemokrate në mbledhjen e sotme miratoi moton “BASHKË PËR SHTETIN”.

Në një shkrim në Facebook, kreu i kësaj partie Fatmir Limaj gjithashtu tha se u miratuan  disa nga pikat programore për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, kandidatët për deputetë të propozuar nga degët e Nismës si dhe deklarata politike për këto zgjedhje.

“Anëtarët e Këshillit Kombëtar i falënderova për angazhimin e vazhdueshëm si dhe kërkova nga ta mobilizim të fuqishëm që na çon drejt fitores sonë të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit. Ia dhamë fjalën njëri-tjetrit që bashkërisht të punojmë ditë e natë deri në fitore. Nuk ka fitore individuale, fitorja e Nismës Socialdemokrate është mbi të gjitha”, ka shkruar Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme