Nisma: Institucionet qendrore dhe lokale nuk po kujdesen për lumin e qytetit

16:29 | 12 Gusht 2017
Arbresh.info

Dega e Nisma për Kosovën në Drenas përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për gjendjen e lumit të qytetit i cili nga ujërat e zeza po kundërmon,shkruan arbresh.info

Ata përmes një  reagimi i kanë bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa pasi që po rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Asamblistët e Nisma’s Asambleistët e NISMA’s znj. Sabrie Kukaj, z. Nexhmedin Bala si dhe z. Vehbi Berisha, disa herë e kanë ngrit ketë çështje në Kuvendin Komunal të Drenasit por deri me tani nuk është ndërmarrë asgjë thuhet në reagim

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, gjatë ditëve që lamë pas kemi pranuar shqetësime të vazhdueshme nga ana juaj në lidhje me gjendjen e mjerueshme të lumit të qytetit i cili ndodhet në gjendje të mjerueshme se pari për shkak të kundërmimit ekstrem të ajrit të ndotur si pasoj e derdhjes së kanalizimeve për shkak të mos realizimit të investimeve nga MMPH-ja, e pastaj nga premtimet astronomike nga fushata e kaluar komunale, që fatkeqësisht ende nuk është bere asgjë në drejtim të realizimit të projektit për rregullimin e shtratit të lumit. Ne kemi pranuar shqetësime të shumta për kundërmim ajri nga lumi si pasoj e derdhjes se kanalizimeve të shumta në ketë lum, ku jemi thellë të shqetësuar nga mundësia e shfaqjes së ndonjë epidemie.

Asambleistët e NISMA’s znj. Sabrie Kukaj, z. Nexhmedin Bala si dhe z. Vehbi Berisha, disa herë e kanë ngrit ketë çështje në Kuvendin Komunal të Drenasit e po ashtu edhe kryetari degës z. Isa Xhemajlaj.

Gjatë ditëve në vazhdim NISMA për Kosovën – Dega në Drenas do ti alarmoj të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në lidhje me këtë rast ku do të kërkoj marrje të masave emergjente për sajimin e gjendjes si dhe implementimin e menjëhershëm të rregullimit të shtratit të lumit. Për hapat tjerë në lidhje me ketë rast do të ju njoftojmë me kohë.

NISMA për Kosovën – Drenas

 

 

fb_img_1502527104001Fotografia e NISMA për Kosovën - DrenasFotografia e NISMA për Kosovën - Drenas

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme