Nisma Socialdemokrate i ka dhënë fund koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. Nisma ankohet se kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka komunikuar me partnerët vetëm në rrjete sociale dhe se i ka shpërfillur.
“Veprimet prej një infantili politik të Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të”, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren.
“Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetvetja dhe që menaxhohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë”.
“Konkursi i fundit në DKA që udhëheqte z. Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Para universitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj”, thuhet në komunikatën e Nismës.
NISMA në Prizren ka thënë se “sikurse deri sot në pushtet edhe në opozit do të vazhdoi të mbetet e sinqertë korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor si dhe në shërbim të qytetarve”.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...