Nisma për Kosovën thotë se përfundimisht ka ardhur koha që të niset iniciativa parlamentare për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale . Sipas këtij subjekti, tashmë është dëshmuar se qeveria aktula ka dështuar në të gjitha planet.
Njoftimi i Nismes:
Është koha për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie
Përfundimisht ka ardhur koha që të nisim iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie .
Ne të gjithë tashmë jemi duke e parë që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj.
Si pasojë e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike. Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar.
Të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jo funksionale.
E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputetë të cilët i ka, që disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e po ashtu kemi edhe shumë nga deputetët e këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës. Mungesa permanente e ministrave të kësaj qeverie në seancat e parlamentit e ka ndihmuar dhe e ka thelluar jo funksionalitetin e këtij parlamenti.
E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, e në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Prandaj i takon opozitës që të nis iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë ti hapim rrugë zgjedhjeve.
Unë në emër të NISMA-së thërrasë të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrim këtë iniciativë dhe me këtë t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...