Ndërtimet e objekteve pa leje dhe me tejkalime janë rikthyer në qytetin historik të Prizrenit.
Këtë shqetësim e kanë ngritur zyrtarë të Nismës për Kosovën në këtë komunë, të cilët e akuzojnë qeverisjen lokale se po i mbyllin sytë karshi, siç e quajnë ata, këtij problemi madhor.
Sipas tyre, “krimi urbanistik” siç e quajnë, i cili po ndodh, është sulm që po i bëhet perspektivës zhvillimore të urbanistikës në Prizren.
Berisha thotë se në këtë qytet në bazë të planit nuk lejohet të tejkalohet lartësia e ndërtesave më shumë se shtatë kate, ndërkaq ky standard nuk po respektohet aspak.
Derisa shpreh dyshime se komuna nuk po reagon ndaj këtyre rasteve për shkak të vitit zgjedhor.
Edhe zyrtarë të LDK-së kërkojnë llogari për kaosin urbanistik, i cili po vazhdon.
Drejtues të inspektoratit të kësaj komune mohojnë se po e lejojnë ndërtimin e objekteve të cilat nuk kanë leje.
Thonë se kanë arritur t’i ndalojnë ato ndërtime, në të cilat është tentuar të tejkalohet lartësia ose nuk kanë pasur fare leje ndërtimi.
Sipas të dhënave gjatë vitit të 2016, inspektorati ka realizuar rrënimin e objekteve në 13 raste, ndërkaq po në të njëjtën periudhë, 32 aktvendime u janë dorëzuar palëve 32 aktvendime.
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë