Nisma po Kosovën po shprehet e bindur se do të arrijë që t’i siguroj të gjitha nënshkrimet rreth çështjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë të iniciuar nga Fatmir Limaj.
Dy partitë opozitare AAK e Lëvizja Vetëvendosje shumë shpejtë pritet që t’i dorëzojnë komentet rreth draftit të mocionit të hartuar nga partia tjetër opozitare NISMA për Kosovën. Kështu ka thënë për Gazetën Express, shefja e grupit parlamentar Valdete Bajrami.
Ajo është shprehur se lidhur me këtë nismë mbështetjen e kanë dhënë edhe një grup i deputetëve të koalicionit qeverisës. Bajrami thotë se me disa deputetë të tjerë janë duke biseduar rreth kësaj çështjeje.
“Ne jemi në kontakt me deputetët e pozitës. Jemi duke pritë që dy partitë opozitare t’i kthejnë rreth kësaj çështje. Po besoj që sot ose nesër ti kthejnë komentet dhe ta përfundojmë këtë ciklin e nënshkrimeve që më pastaj ta procedojmë në Kuvend”, ka thënë Bajrami për Express.
E lidhur me emrat e rijnë që e mbështetin mocionin Bajrami ka thënë se nuk preferon që njëherë të bëhen publik.
“..në momentin që do ti kemi nënshkrimet do t’i kemi edhe emrat e deputeteve. Deri sa të finalizohet drafti nuk po preferojmë që t’i bëjmë publike. Shpresat janë shumë të mëdha dhe besoj që nuk do të vie në konsideratë çështja për mosprocedim”, ka deklaruar ajo.
E ndërkohë shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’së ka thënë se ende nuk kanë biseduar me deputetët e Listës Serbe lidhur me këtë çështje. Ajo thotë se njëherë do të fokusohen për të marrë votat nga deputetët e partive PDK e LDK.
“Njëherë për njëherë ne jemi duke komunikua me deputetët e opozitës nga shqiptarët. Ndoshta nuk do të kemi nevojë për nënshkrimet e tyre, por kjo mbetët të shihet”, ka thënë ajo.
E të paktën tre deputetë të PDK-së po e përkrahin rrëzimin e Qeverisë. Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se do ta përkrahë rrëzimin e Qeverisë të iniciuar nga Nisma për Kosovën.
Pro rrëzimit të Qeverisë është deklaruar edhe Nait Hasani. Mocionin për rrëzimin e Qeverisë e kanë përkrahur edhe AAK e “Vetëvendosje”. Në këtë situatë, Isa Mustafa ka deklaruar se mandati i Qeverisë do të shkojë deri në fund.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...