Sot janë bërë një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Pas numërimit të fundit në QNR të pakove me fletëvotime nga mërgata, KQZ ka njoftuar se nesër do të shpallin rezultatet përfundimtare nëse nuk do të ketë ankesa nga subjektet politike. Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi ka thënë për Express se duke llogaritur votat e rregullta sipas ligjit për zgjedhje pa i llogaritur pakot nga Serbia, partia e Fatmir Limajt së bashku me AKR-në dhe PD-në do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
PZAP ka refuzuar kërkesën e koalicionit Nisma-AKR-PD për mos numërimin e pakove me vota nga Serbia. Këto vota ia pamundësojnë koalicionit Nisma-AKR-PD që të kalojnë pragun zgjedhor.
Pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja subjektet politike kanë kohë 24 orë për të ushtruar ankesë në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar, më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.
Nëse PZAP hedh poshtë ndonjë ankesë, atëherë pala mund të ankohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme, e cila po ashtu ka kohë 72 orë për të vendosur për ankesat eventuale.
Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi ka thënë për Gazetën Express se po presin shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me numërimin e pakove me vota nga Serbia.
“Në momentin që shpallet rezultati përfundimtar nga KQZ, ne konform ligjit për zgjedhjet neni 122 kemi të drejtë me i’u drejtu PZAP-së edhe presim që PZAP-i me na aprovu për shkak të provove të parrëzueshme që i ka NISMA, publiku dhe KQZ që pakot nga Serbia me zarfe kanë ardhë në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet”, ka thënë Smakiqi.
Ai tha se Nisma ka kaluar pragun me votat e rregullta, kurse votat e paligjshme nga Serbia nuk i llogaritin.
“Votat e rregullta dhe numërimet që kanë ndodhur konform ligjit për zgjedhjet Nisma ka dalur mbi pesë për qind dhe është pjesë e Kuvendit të Kosovës, ne nuk numërojmë e as nuk llogaritim vota të paligjshme”, ka thënë ai.
Pasi ka përfunduar numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sipas përllogaritjeve Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë, Koalicioni AAK-PSD 14 deputetë dhe Lista Serbe 10 deputetë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut