Ministri i Arsimit kritikoi kolegjet, i thanë se mund të shkarkohej, ndërroi fjalët
Ka folur shumë herë për kolegjet private në Kosovë.
Ministri i Arsimit shpesh ka pasur kritika për cilësinë që ofrojnë bartësit privat të arsimit të lartë.
Shyqiri Bytyqi si duket i ka ndërruar fjalët për cilësinë e kolegjeve private në Kosovë dhe ka nisur t`i lavdërojë ato e të angazhohet që të ofrojnë më shumë kualitet, raporton T7.
E shkak pse ministri ndërroi duket të jetë një paralajmërim për shkarkim nga vetë partia e tij muaj më herët.
Se kishte fjalë për shkarkim e pranon edhe ministri Bytyqi, ani pse thotë të mos e kenë kërkuar zyrtarisht një gjë të tillë.
Cilado të ketë qenë arsyeja pse ministri ndërroi mendje për cilësinë e kolegjeve private, ai thotë se po punohet në reformimin e tyre.
Reformat që ministri Bytyqi thotë t’i ketë bërë nuk po i vëren deputetja e VV-së dhe anëtarja e Komisionit të Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ndërkaq Rinor Qehaja nga instituti EdGuard vlerëson se në disa prej kolegjeve private si pasojë e konkurencës kanë ngritur cilësinë e studimeve.
Por Qehaja thotë se problem është moskontrollimi nga ana e Ministrisë se Arsimit dhe Agjencisë së Kosovës për Akredim.
Në Kosovë janë 30 institucione të arsimit të lartë të akredituara nga Agjencia e Akredimit, e mbi 20 prej tyre janë kolegje private.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...