Koalicioni Nisma-AKR-PD të cilët arritën të kalojnë pragun zgjedhor pas rinumërimit të 1 mijë e 400 vendvotimeve dhe pas largimit nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia, kanë thënë se janë të gatshëm të jenë pjesë e Qeverisë së re, dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti.
Kështu ka thënë sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli për Telegrafin.
“Ne vazhdojmë të jemi në koalicion me Nismën dhe vazhdojmë bashkë. Ftesë zyrtare nuk kemi pasë por ne vazhdojmë të themi së jemi të gatshëm të kontribuojmë kur është në pyetje interesi shtetëror dhe të dalim nga kjo situatë, nuk kemi vija të kuqë për askënd, vijat e kuqe janë bërë demode”, ka pohuar ai.
Ndryshe, KQZ ka shpallur parti fituese të zgjedhjeve parlamentare Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka marrë 29 ulëse në Kuvend. Kjo parti është duke vazhduar bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës drejt formimit të Qeverisë së Kosovës. Pas shumë takimeve që kanë zhvilluar këto dy parti kanë arritur të harmonizojnë shumicën e programeve qeverisës, mirëpo së fundmi LVV dhe LDK kanë hasur në disa pengesa kur është diskutuar për ndarjen e posteve. Madje nga LVV kanë pohuar se LDK ka kushtëzuar marrëveshjen me postin e presidentit.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja