Google ADS

Nisin sot vizitat në Kompleksin e Kullave në Boletin

07:00 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini.

10:00 – Vizita e qytetarëve në Kompleksin e Kullave në Boletin

11:00 – Nderimi i flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës: intonimi i himneve përkatëse gjatë nderimit të flamujve

11:10 – Vendosja e kurorave mbi varrin e Isa Boletinit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

11:15 – Fjalim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

11:40 – Vizita në brendi të kullës.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme