Festat e fundvitit po ofrohen. E nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit, do të jenë plot katër ditë pëushim.
Për nder të festave të fundvitit, nëpunësit e Administratës Publike do të kenë pushim më 25 dhjetor- e mërkurë, pasi që është festa e Krishtlindjes katolike.
E ditët e pushimit do të vazhdojnë dhe me datat 01 dhe 02 janar, për Vit të Ri.
Por ditët e pushimit nuk mbarojnë me kaq. Punëtorët e Administratës Publike, do të kenë pushim dhe me 07 janar, pasi që janë Krishtlindjet ortodokse.
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...