Është bërë përurimi i fillimit të rregullimit të shtratit të lumit “Klina” në Skenderaj.
Pjesë e përurimit kanë qenë Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari.
Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, tha se ndihet i lumtur për përurimin e këtij projekti, pasi siç tha edhe vet ai pamja e këtij lumi ka qene ne gjendje katastrofale.
“Sot po fillojmë rregullimin ka një vlere prej 300 mije euro, ka qene ne gjendje katastrofale po me bashkëpunim me Qeverinë do e rregullojmë” tha Jashari
Ndërsa ministri i ambientit, Fatmir Matoshi, tha se ky lum ka merituar të jetë në gjendje të rregullt pasi që sipas tij është një simbolikë që të lidhë me Prekazin.
“Ky lum është një simbolikë që na qon në Prekaz, vëmendja e ministrisë ka qene e madhe dhe do të jetë ashtu, këtu frymëzohet secili shqiptar” tha ministri Matoshi./Arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...