Kanë nisur punimet në realizimin e një projekti i cili është shumë i rëndësishëm dhe që ka të bëjë me rregullimin e rreth rrotullimit tek vendi i quajtur “Rrasat” në qytetin e Rahovecit në magjistralen Rahovec-Malishevë.
Gjatë realizimit të këtij projekti ka pasur edhe probleme me uzurpim të pronës publike Komunale dhe objektet të cilat kanë penguar realizimin e këtij projekti janë prishur dhe ky projekt do të realizohet ashtu siç është planifikuar.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në lidhje me realizimin e projektit të rreth rrotullimit thotë se punimet kanë filluar gjatë këtij muaji, dhe gjatë realizimit të këtij projekti kemi pasur edhe probleme me uzurpim të pronës publike Komunale. Pas evitimit të këtyre problemeve ky projekt i rëndësishëm do të realizohet ashtu siç është planifikuar dhe sigurisht që qytetarëve do t’u lehtësohet lëvizja pasi që ky është edhe qëllimi i rregullimit të rreth rrotullimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...