Komuna e Prizrenit njofton se kanë nisur punimet për largimin e shtyllës elektrike në rrugën e Transitit të Ri.
Largimi i kësaj shtylle, sipas njoftimit, e shton sigurinë e ngasëse të automjeteve dhe mundëson lëvizjen e përshtatshme, përcjell Arbresh.info.
“Kanë filluar punimet për largimin e shtyllës elektrike të linjës së tensionit të lartë në rrugën e Transitit të Ri, që shton sigurinë e ngasësve të automjeteve dhe mundëson lëvizje të përshtatshme”, thuhet në njoftim.
Punimet pritet të përfundojnë gjatë javës së parë të muajit shkurt.
“Njëkohësisht, është bërë furnizimi me kabllo dhe shtyllë mbajtëse metalike që do të vendosen jashtë rrugës kryesore, ndërsa, punimet pritet të përfundojnë gjatë javës së parë të muajit shkurt”, njofton Komuna e Prizrenit./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...