Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, Drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi dhe ish Drejtori i Inspeksionit dhe kandidati për deputet Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në fillimin e punimeve për adaptimin dhe renovimin e ish Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.1 te Xhamia e Llapit.
Me përfundimin e renovimit kjo hapësirë do të fillojë t’u shërbejë të moshuarve të zonës si qendër kulturore e sociale.
Kjo qendër është e para e llojit të vet në Komunën e Prishtinës, dhe aty të moshuarit do të mund të kalojnë kohë kualitative në sallën e lojës së shahut, domino e letra, si dhe në dhomë të leximit, TV, punëtorisë për punë dore etj.
Ahmeti tha se janë dakorduar me Shoqatën e Pensionistëve që kjo hapësirë të shërbejë edhe si zyre administrative, ku pensionistët mund të i adresojnë shqetësimet e tyre.
“Ne kemi renovuar pjesën më te madhe të Qendrave të Mjekësisë Familjare, dhe tani jemi duke renovuar edhe tri të tjera, dhe me këto katër objekte kompletojme infrastrukturën e shëndetësisë, e pastaj na mbetet të ndërtojmë QMF-në në Veternik, me ç’rast përmbyllet rrjeti i shtrirjes dhe përmirësimi i cilësisë në infrastrukturë e shërbime shëndetësore në Komunën e Prishtinës” u shpreh Ahmeti.
Punimet në këtë qendër pritet të përfundojnë deri në fund të muajit gusht.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...