Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku përuroi fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë.
“Po vazhdojmë me financimin e ndërtimit të rrugëve në komunën e Prishtinës. Kjo rrugë është pjesë e qarkores së Prishtinës, e cila ka qenë e planifikuar të ndërtohet më parë, pra është një zgjerim i rrugës aktuale në gjatësi prej 5 kilometrash dhe besojmë se do të jetë një ndihmë për banorët, e cila do të shfrytëzohet edhe si rrugë lidhëse për të gjithë ata që udhëtojnë në drejtimin Gjilan-Prishtinë apo që kanë destinacion Podujevën. Investimet në komunën e Prishtinës po vazhdojnë të bëhen nga MI. Besoj që gjatë muajit do të fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës prej urës së Veternikut deri në kthesën tek Pallati i Drejtësisë, ku do të ndërtohet një rrethrrotullim. Aktualisht, jemi në përgatitje të rikostruktimit të plotë të urës së Veternikut, ku do të investohet 2 milionë euro. Më këto po i përbyllim investimet në rrugët unazore të PRishtinës”, ka deklaruar Zharku.
Punimet për realizimin e këtij projekti pritet të përfundojnë në afat kohor prej 169 ditësh pune, sipas kontratës së nënshkruar në mes të kompanisë fituese dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Zgjerimi i rrugës unazore Liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë kap shifrën prej 1,242,216.01 eurosh, me një gjatësi prej 4,690.00 metrash dhe gjerësi prej 6.5 metrash.
Ky projekt rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, si një rrugë mjaft e frekuentuar, e cila lidhë shumë fshatra të komunës së Prishtinës, të Gjilanit dhe më gjerë/Arbresh.info/
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik