Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të Pro Credit Bank, Ilir Aliun, morën pjesë sot në fillimin e punimeve në parkun “Heroinat”.
Ahmeti tha se ky park ka qenë përgjegjësi e ministrisë dhe nuk ka përfunduar asnjëherë, andaj kemi marrë përsipër që të gjejmë metoda të rregullimit të këtij parku.
“Ky park që brenda vetit ka monumentit “Heroinat” të punuar nga arkitekti Ilir Blakqori, do të rregullohet sipas një dizajni me formë të ngjashme me mushkëritë, me simbolikën që gjelbërimi dhe parqet të jenë mushkëritë e qytetit. Për realizimin e këtij projekti do të na ndihmojë Pro Credit Bank, të cilën e falënderojmë shumë për këtë donacion”, u shpreh Ahmeti.
Në fjalën e tij të rastit, Drejtori Ekzekutiv i Pro Credit Bank, Ilir Aliu, theksoi se ky është parku i dytë që po ndërtohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
“Ne në vazhdimësi do të kemi projekte të tilla, për shkak se si bankë insistojmë në mbrojtjen e ambientit. Pjesë e politikës tonë afariste janë pra edhe rritja e hapësirave gjelbëruese, edhe ulja e emetimit të CO2. Në këtë drejtim, gati gjysmën e veturave që i shfrytëzojmë si bankë i kemi elektrike e hibride”, tha Aliu
Vlera e investimit në këtë park do të jetë rreth 40.000 euro, dhe i tërë projekti pritet të përfundojë brenda 30 ditëve.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...