Qeveria, MASh, DKA-të dhe akterë të tjerë diskutuan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe për Testin e Maturës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka organizuar sot një takim ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, MASh, drejtorët e DKA-ve, përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, SBAShK-ut dhe Këshillit të Prindërve të Kosovës, e ku është diskutuar për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe për përgatitjet që janë bërë për mbajtjen e Testit të Maturës.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri theksoi se Qeveria duhet të marrë një vendim i cili do të jetë ekzekutiv dhe për gjithë sektorin e arsimit, si dhe duhet të miratohet një masterplan për tri opcionet e propozuara, ndërsa në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike të vendosen paramentrat për mbështetjen financiare të këtij sektori.
Ministri Ramë Likaj, ndërkaq, falënderoi drejtorët e DKA-ve dhe të gjithë akterët tjerë që kanë dhënë kontribut të madh për hartimin e një masterplani për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të dokumenteve tjera të rëndësishme për fillimin e procesit mësimor më 1 shtator, raporton arbresh.info.
Ministri Likaj theksoi se po bëhen të gjitha përgatitjet për t’iu përgjigjur tri opcioneve për fillimin e vitit shkollor, megjithatë ai kërkoi që vendimi përfundimtar të merret nga Qeveria e Kosovës, kërkesë e cila u përkrah edhe nga drejtorët e DKA-ve.
Ministri përmendi koston e lartë në këtë drejtim, ndërsa theksoi se përveç propozimit për buxhet për pako mbështetëse financiare nga Qeveria, do të shikohen edhe mundësitë brenda buxhetit të MASh, në mënyrë që të përkrahen komunat. Po ashtu, ai theksoi se duhet të shikohen mundësitë për thjeshtësim të procedurave të prokurimit, në mënyrë që të ketë përgjigje më të shpejtë konform situatës epidemiologjike.
Në këtë takim, u vendos që të mbahet edhe një takim javën që vjen dhe të merren vendime të përbashkëta në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, të cilat më pas do t’i paraqiten Qeverisë së Kosovës për miratim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për organizimin e Testit të Maturës, për të cilin u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet si nga ana e MASh, po ashtu edhe nga komunat, në mënyrë që testi të mbahet më 29 gusht 2020, duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga COVID-19./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...