Nisin kontrollet për punëtorët e padeklaruar

10:06 | 29 Shkurt 2024
A Z

Ministria e Financave ka njoftuar se kanë filluar kontrollet për punëtorët e padeklaruar.

Ekipet inspektuese të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës dje kanë bërë kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.

Ministria i ka ftuar të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT.

Të ngjashme