Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nën shoqërimin e Kryeshefes së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Venera Çerkini dolën në terren për të parë nga afër ecurinë e punës së inspektorëve të AZhB-së të cilët nga dita e sotme kanë filluar inspektimin e kulturave bujqësore tek fermerët aplikues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023.
Vizita u realizua tek fermeri Jeton Statovci në fshatin Cërillë i komunës së Ferizajt i cili i njoftoi të pranishmit për kulturat të cilat ai i ka kultivuar.
Statovci tha se është i kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe falë kësaj mbështetje, ai ka arrit t’i mbjellë afër tetë hektarë grurë.
Përmes një komunikate për media nga MBPZHR bëhet e ditur se Peci u shpreh se me lehtësimin e formës për aplikim për subvencione, duke i thjeshtëzuar në tërësi procedurat për aplikim, viti 2023 është viti rekord i të mbjellave në territorin e Kosovës dhe ky rekord i të mbjellave duhet të shoqërohet edhe me rekordin e inspektimeve.
“Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij. Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit, i tejkaluam në gjysmë të tij, e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve. Përmes punës sonë, duke rritur përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare, ne vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm, e që është zhvillimi i sektorit të bujqësisë në vend”, tha mes tjerash Peci.
Tutje, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci tha se këtë vit kontrolla në terren do të realizohet në masën 100% për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023./Arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...