Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen konstituuese.
Aty u vendos që në mbledhjen e ardhshme të diskutohet plani i veprimit të komisionit.
Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj, tha se mandati i këtij komisioni do të jetë gjashtë mujor.
“Do të ketë mandat gjashtë mujor. Sot, nuk mund ta dimë se kur i përfundon mandati shkaku i pushimit veror, por diku ka dhjetori dihet”, deklaroi Selmanaj.
Sipas tij, plani i veprimit do të jetë dinamik, derisa ka folur edhe për aspektin financiar.
“Pyetjet t’i dërgohen institucioneve përkatëse, KEK-ut, ZRrE-së, Qeverisë. Në mbledhjen e radhës duhet të diskutohet plani i punës, dhe do të jetë dinamik. Do të shohim mundësitë financiare, pasi duhet të angazhojmë edhe ekspertë”, deklaroi Selmanaj, shkruan arbresh.info.
Anëtarja e komisionit, Mimoza Kusari Lila, kërkoi që mos të procedohet me pyetje pa u miratuar së pari plani i punës.
“Ka hapësirë për të kërku informacione dhe më pas për fazën e intervistimit. Propozoj së pari të hartohet plani i punës. Duhet të kemi një plan afatizues qoftë kërkesat për dokumentacion, apo më pas intervistimet”, deklaroi Kusari Lila.
Anëtari tjetër, Pal Lekaj, kërkoi që të jenë më të shpejtë në mbledhjen e dokumentacionit.
“Në mbledhjen e radhës është mirë të dihet dokumentacioni që do të na duhet”, tha Lekaj.
Për anëtaren, Eliza Hoxha, çështja e dokumentacionit do të jetë mjaftë problematike.
“Të përcaktohet se për cfarë dokumentesh bëhet fjalë, për sa kohë kemi me i deponu, dhe sa kemi më pas qasje”, deklaroi Hoxha.
Komisioni për hetimin e krizës energjetike u pengua disa herë radhazi nga shumica në Kuvend për t’u mos u themeluar, derisa javën e kaluar mori dritën jeshile për nisjen e punës.
Opozita dyshon se gjatë periudhës së krizës energjetike pati keqpërdorime nga ana e ekzekutivit./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç