Google ADS

Nisin hetimet për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

12:45 | 23 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Prestreshi ka bërë me dije se dje është njoftuar nga ky divizion se i kanë pranuar dosjet.

“Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme