Arkivol me kufoma mëngjesin e hershëm të së dielës, u nxorën nga Infektiva. Të gjitha këto viktima, ishin konfirmuar pozitiv me virusin korona.
Kjo situatë, mobilizoi Policinë e Kosovës e Prokurorinë, të cilët u drejtuan menjëherë tek Klinika Infektive.
Por numri i saktë i vdekjeve, nuk u konfirmua deri në orët e vona të së dielës nga institucionet përkatëse.
E njëjta u mor vesh kur IKSHPK publikoi se numri i vdekjeve ka shkuar në 75, e që ishin 9 vdekje brenda 24 orëve
Megjithatë, një ditë pasi ndodhi e gjithë kjo Policia konfirmoi nisjen e hetimeve për 6 vdekje të dyshimta.
Dyshimet për shkakun e vdekjes së pacientëve me Covid-19 , besohet se u ngritën për shkak se vdekjet ndodhën brenda një harku të shkurtër kohor.
Në mesin e viktimave nga virusi korona ishte edhe një 70 vjeçar.
Arbnore Kryeziu Rama ka treguar për T7 se kur babai i saj 70 vjeçar vdiq në QKUK, me të ka qenë vëllai i saj.
Sipas saj, vëllai i ka lajmëruar ata për vdekjen e babait, derisa orët e para të së dielës kishin shkuar të merrnin kufomën, por aty hasën në probleme.
E kjo ishte arsyeja që ngjalli dyshime tek familjarët, ani pse babai i tyre kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
E për vdekjet e dyshimta si dhe situatën e rëndë me pandeminë nëpër të cilën po kalon vendi, janë shprehur të shqetësuar edhe Shoqata për Mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
Përfaqësuesi i kësaj të fundit, ka thënë se në takimet që janë mbajtur nga komiteti për menaxhimin e shëndetësisë, nuk kanë qenë të ftuar.
Kodra ka treguar se ka pasur pacientë që janë ankuar për shërbimet në klinikat e QKUK-së.
Për 48 në Kosovë, 17 persona gjetën vdekjen si pasojë e virusit corona, pjesa më e madhe e të cilëve, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...