Kandidatja për deputete e LDK-së Njomza Emini ankohet se në fushatë kanë dominuar kandidatët burra dhe ka pasur manipulime me vota brenda kandidatëve të partive.
Njomza Emini ka qenë në dy mandate deputete e Kuvendit të Kosovës. Në legjislaturën e fundit ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane si përfaqësuese e LDK-së në këtë Komision.
Mirëpo, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit ajo nuk ka arritur ta sigurojë edhe një mandat të ri të deputetit.
Emini ka deklaruar se në fushatë kanë dominuar kandidatët burra dhe ka pasur manipulime me vota brenda kandidatëve të partive.
“Vota nganjëherë nuk e përfaqëson edhe më të mirin. Ka pasur manipulime brenda partive. Lufta më e madhe ka qenë aty. Në fushatë kanë shkuar me emra të caktuar që duhet t’i votojnë, pra po them se joçdoherë fiton më i miri”, ka thënë ajo.
Edhe kandidati tjetër për deputet i LDK-së Nuredin Ibishi, me shumë gjasë nuk ka arritur ta sigurojë edhe një mandat të ri të deputetit.
“Unë jam munduar ta përmbush detyrën time aq sa kam mundur.
Ndoshta ka ndikuar edhe lista e koalicionit pasi që ka pasur edhe prurje të reja dhe është pritur që do të ketë ndryshime dhe nuk ka qenë ndonjë gjë e papritur. Mirëpo edhe koha ka qenë e shkurtër, qytetarët kanë pasur probleme me mënyrën e votimit, ka shumë fletëvotime jovalide dhe kjo është edhe një arsye pasi qytetarët është dashur të njoftohen më mirë për mënyrën e votimit nga KQZ-ja”, ka thënë ai.
Me shumë gjasë në karrigen e deputetit nuk do të ulen edhe disa kandidatë të tjerë të LDK-së që kanë qenë për disa mandate pjesë e Kuvendit.
Bëhet fjalë për Skender Hysenin, Sabri Hamitin, Ali Sadriun, Sali Morinën, Doruntina Malokun, Muhamet Mustafën dhe Melihate Tërmkollin./Zëri
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...