Një përplasje virtuale ka ndodhur mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe ministres së Jashtme, Donika Gervalles.
Dy zyrtaret e larta shtetërore, janë përplasur mes vete me tekste këngësh, derisa para disa muajsh ishin të pandashme.
Me këtë raport të tyre, ka ironizuar edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Ajo për Arbresh.info, thotë se Kosova nuk ka problem tjetër përveç prishjes së tyre.
“Kosova s’ka asnjë gajle tjetër përveç se prishjes së raportit më të tyre. Ky është komenti im”, thotë shkurt deputetja.
Raportet tashmë të ftohta mes Osmanit dhe Gërvalles i ka komentuar edhe profesori universitar dhe gazetari i njohur Musa Sabedini.
Sipas tij, asnjëra nga ato të dyja nuk kanë ardhur në mënyrë të merituar në këto dy pozita të rëndësishme shtetërore.
Sabedini shton se Osmani për shumë kohë ishte vegël e Albin Kurtit dhe tashmë po anashkalohet qëllimisht afër zgjedhjeve për t`ia treguar fuqinë politike që realisht i mungon Vjosa Osmanit.
Ai, mendon se Gërvalla është treguar dinake në politikë dhe ka ditur të notojë varësisht situata dhe rrethanave politike.
“Vjosa Osmani për shumë kohë ishte vegël e Albin Kurtit dhe tani kur jemi në prag të zgjedhjeve ajo sikur po anashkalohet qëllimisht nga Kurti, për t`ia treguar fuqinë politike që realisht i mungon Vjosa Osmanit. Donika Gërvalla ndërkaq është treguar dinake në politikë dhe ka ditur të notojë varësisht situata dhe rrethanave politike”, thekson Sabedini.
Ai shton se Lista “Guxo” s`ka fuqi e as ndikim në skenën politike dhe nëse mbyllet askujt nuk i prishë punë dhe as që i bëhet vonë.
Si ndodhi përplasja me “diss” e Gërvalles dhe Osmanit:
Në një koncert që u mbajt të martën në shesh, Gërvalla foli për këngën e Dafina Zeqirit “Llafe llafe” duke aluduar se është këngë e pëlqyer nga presidentja.
Osmani të mërkurën ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.
Ajo ka lënë të kuptohet se Donika Gërvalla është “mjeshtër e mashtrimeve dhe përsëritese e gabimeve”
“Nuk do të komentoja raportet, por kemi në dallime të qarta në qëndrimet me zonjën Gërvalla. Nuk është në interes të qytetarëve e as të Kosovës që ato mos të thuhen publikisht. Meqë doni me kangë të Dafinës me vazhdu, e ka një të re para 1 muaji: Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Më falni është kënga e Gilit se idhnohet Gili”,ishte shprehur presidentja.
Kjo ka bërë që të ketë shumë reagime në rrjet për raportin e dy zyrtareve./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin