Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u nderua sot me titullin “Qytetar nderi i Gjilani”, gjatë një ceremonie të zhvilluar në këtë qytet.
Titulli i lartë iu dha presidentit Nishani nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në fjalën e tij, Nishani tha se ky çast është i paharrueshëm në jetën time dhe se ndihet shumë i emocionuar.
“Falënderoj kryetarin e komunës Lufti Hazirin për lidershipin e veçantë dhe për vizionin e një burrë shteti, jam i bindur se qenia në këtë pozicion dhe mirëkuptimi, dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë , të këtij qyteti, të kësaj zone, tregojnë më së miri këtë dimension të një maturie të kulturës politike”, theksoi Nishani.
Presidenti Nishani u shpreh se “do të dëshironte që edhe në Shqipëri të mësonim dhe të nxisim eksperienca pozitive nga këto modele të përparimit, civilizimit dhe përgjegjësive, pa dyshim të ruajtjes së identitetit politik të gjithsecilit, por mbi të gjitha vendosjen në themel e orientim të interesave të qytetarëve, të vendit dhe atij që ne e kemi për zemër identitetit kombëtar”.
“Unë besoj e do vazhdoj të besoj fort se tek dija, emancipimi dhe tek civilizimi qëndron bazamenti i përparimit dhe prosperitetit të çdo kombi dhe çdo populli”, tha Nishani.
Më pas në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani do të shpërndajë dekoratat për personalitetet e Gjilanit dhe të Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh nëpër shekuj për lirinë e shqiptarëve.
Ndryshe, dje presidenti Nishani u nderua nga presidenti Thaçi me “Urdhrin e lirisë”, ndërsa u zhvilloi gjithashtu takime me autoritete të larta të Kosovës.
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...