Pikërisht me rastin e 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nderuar me titullin më të lartë sportive “Mjeshtër i Madh” boksierin gjilanas Erzen Rrustemi, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë në shenjë mirënjohjeje për vendimin e presidentit, derisa shoqërohej nga kampioni i botës në boks, Erzen Rrustemi.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Erzen Rrustemi nga Gjilani është i pari sportist i nderuar me këtë titull nga presidenti shqiptarë, si autoriteti më i lartë.
“Ne jemi dy herë të lumtur, herën e parë në vitin e kaluar kur Kuvendi i Komunës së Gjilanit e ka shpallur “Nderi i Qytetit” me inicim dhe propozim të zyrës sime dhe hera e dytë është kjo kur presidenti Nishani, pikërisht në shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, ka zgjedhur çmimin “Mjeshtër i Madh” i sportit, për vendasin tonë Erzen Rrustemi. Ky çmim, Erzenin e bënë më të madh, më të nderuar për ne, për familjen dhe për komunitetin e sportit, e në veçanti për boksierët e rinjë, të cilët mund ta shohin si motivim dhe një mësim për të krijuar karrierë sportive gjatë të ardhmes”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri poashtu ka thënë se të rinjtë që merren me sport kanë mundësinë të marrin mësimet më të mira për ndërtim të karrierës dhe përfaqësim më të mirë ndërkombëtar, nga Erzeni, i cili është Holyfield-i shqiptarë.
Kurse Erzen Rrustemi, kampioni i botës në boks, ka thënë se përkrahja dhe mbështetja që është dhënë për të nga kryetari i Gjilanit dhe shqiptarët anë e kënd, në veçanti në Ditën e Çlirimit të Gjilanit edhe nga presidenti shqiptarë, shkëlqësia e tij Bujar Nishani, janë një detyrim, siç ka thënë ai, që të vazhdoj me përfaqësim edhe më dinjitoz gjatë të ardhmes. /Lajmi.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...