Google ADS

Nishani: Kosova nuk është çështje thjeshtë e një shteti, por thelbi i Sigurisë Kombëtare për shqiptarët

13:47 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është deklaruar indirekt rreth diskutimeve të fundit për korrigjim kufijsh a shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë.

Nishani ka thënë se “Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët”.

“Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës. Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova. Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve”, ka thënë Nishani.

Të ngjashme