Google ADS

Nishani: Balili shkon vetë në Prokurori, Kryeministri mburret se e kapi!

15:48 | 16 Janar 2019
Arbresh.info

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka kritikuar mënyrën se si qeveria e konsideroi si meritë të vetën, vetëdorëzimin e personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Kelmend Balilit.

Në një shënim në Fb, Nishani shprehet: “Kryeministri i Shqipërisë mburret pse një trafikant në kërkim policor prej 3 vitesh qënka dorëzuar vetë në polici. Balili paska qenë në mes të Sarandës dhe qeveria e Ramës nuk e gjente dot. Pas 3 vitesh vërdallosje, Balili shkon në prokurori vetë dhe KM mburret se e kapi. Ku e katandisën këtë shtet!” përfundon Nishani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme