Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar të mblidhet në zyrat qendrore të kësaj partie në Prishtinë, tashmë ka arritur edhe lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, raporton arbresh.info.
Ky takim vie në ditën e fundit kur po diskutohen koalicionet e mundshme parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Deri më tani është përfolur mundësia e një koalicioni të tillë ndërmjet LDK-së dhe Aleancës Kosova e Re.
Partisë së Isa Mustafës, i ka vënë vija të kuqe për koalicion të mundshëm parazgjedhor Lëvizja Vetëvendosje, por duke mos mohuar mundësinë e një koalicioni pas rezultateve të zgjedhjeve.
Partitë politike kanë afat deri në 24:00 të dërgojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionet me të cilat do të garojnë në zgjedhjet nacionale./arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi