Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka filluar raportimin para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi, raporton arbresh.info.
Në këtë komision ai do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve rreth Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i LDK-së në Qeverinë e Isa Mustafës, ka qenë ndër më të zëshmit kundër marrëveshjes, duke u shprehur i bindur se Kosova i humbë 8 mijë hektarë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në ditët e para të qeverisjes ka emëruar Bulliqin në pozitën e tanishme për të qartësuar pretendimet për humbje të territorit.
Nga ana tjetër, autoritetet e Malit të Zi, marrëveshjen për kufirin me Kosovën e shohin si çështje të mbyllur.
Ngjashëm edhe ShBA dhe BE, kërkojnë që marrëveshja të ratifikohet dhe kështu t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...