Ndryshe nga tri ditët e para, kur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kishte nisur intervistimin më herët, sot në ditën e tij të katërt para prokurorëve special, Thaçi ka nisur intervistimin në ora 14:00.
Ai, po vazhdon të merret në pyetje nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, lidhur me pretendimet e aktakuzës për përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Tri ditë radhazi Thaçi u intervistua për gjashtë orë të tëra, raporton arbresh.info.
Ndryshe, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.
Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.
Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.
Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”/arbresh.info
LEXO EDHE:
Bashkatdhetarët përkrahin presidentin Thaçi edhe në ditën e katërt të intervistimit në Hagë
Aksidenti i rëndë në Rashçe të RMV, policia në kërkim të per...
Përleshje me thikë në Prizren, arrestohen dy persona
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...