I moshuari nga Prishtina, rregullisht tash e 10 vjet merr vaksinën kundër gripit sezonale.
Edhe të hënën, ai kishte ardhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, që të vaksinohet kudnër gripit sezonal.
Për mediumin online ‘Arbresh.info’ ai tha që ndihet gjithmonë mirë dhe më i fortë përball viruseve të cilët mund të shfaqen gjatë sezonit të vjeshtës pas marrjes së kësaj vaksine.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se që nga e hëna të gjithë qytetarët mund të vaksinohen në Qendrat më të afërta të tyre, dhe me të dëgjuar këtë ky i moshuar nuk ka hezituar edhe i është drejtuar QMF-së kryesore.
Po ashtu, edhe një tjetër i moshuar që kishte ardhur në këtë QKMF, tregon anët pozitive që i sjell vaksinimi i hershëm kundër virusit.
Ndërsa, specialisti i Mjekësisë Familjare, doktor Naim Sfeçla, për Arbresh.info pohon se vaksinimi ka filluar që nga ora 07:00 e do zgjas deri në ora 20:00.
Ky vaksinim sipas tij, do të vazhdojë deri në fund të muajit tetor.
Doktor Sveçla për Arbresh.info tregon se prioritet në këtë vaksinim kanë të moshuarit mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, si dhe fëmijët.
Ndërsa, ai pohon se janë furnizuar bollshëm me doza të vaksinës dhe mund ta përballojnë fluksin e qytetarëve që mund tu drejtohen për t’u vaksinuar
Po ashtu, Sfeçla thekson se presin rritje të fluksit të qytetarëve ditëve në vijim, pas informimit të tyre për nisjen e sezonit të vaksinimit kundër gripi sezonal.
“Që nga mëngjesi kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve kemi pasur pacientë të cilët i kemi vaksinuar. Prioritet janë grup moshat mbi 65 vjet, ata me sëmundje kronike si dhe fëmijët. Kemi vaksina të mjaftueshme dhe mund t’i përballojmë dhe në ditët në vijim do të kemi numër më të madh të personave që kërkojnë të vaksinohen”, ka thënë doktor Naim Sfeçla.
Ndryshe, nga sot të gjithë të moshuarit, fëmijët, ata me probleme kronike dhe qytetarë të tjerë do të mund të vaksinohen kundër gripit sezonal në të gjitha qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. /Arbresh.info./Pleurat Salihu/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?