Nis vaksinimi anti-COVID në sheshin e Prishtinës, së shpejti edhe në komuna tjera të Kosovës

10:44 | 22 Tetor 2021
A. B.

Ekipet mobile të IKShPK-së janë vendosur për vaksinimin e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Interesimi nga qytetarët për tu vaksinuar vetëm se ka filluar, raporton arbresh.info

Niman Bardhi, Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, tha se kjo praktikë do të zbatohet së shpejti edhe në komuna tjera të Kosovës.

Sipas tij, termini për tu vaksinuar është i detyrueshëm.

“Në këtë tendë mund të vaksinohen vetëm personat që marrin dozën e parë dhe assesi dozën e dytë. Kjo do të jetë një lehtësim për qytetarët por termini për vaksinim është i detyrueshëm. Që momentin që e kemi ngritur tendën interesimi ka filluar nga qytetarët”, tha ai.

Këto ekipe mobile do të jenë në shesh në periudhën prej 10:00-17:30./arbresh.info/

Të ngjashme